Tragjike/ Vdes gjatë lindjes 26-vjeçarja shqiptare

0
2211

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në QKUK. 26-vjeçarja Arta Salihi u varros dje pasi ndërroi jetë teksa solli në jetë fëmijën e saj.

Shkaku që e reja ndërroi jetë tragjikisht në Repartin e Intensiv në QKUK ishin disa komplikacione në zemër dhe mushkëri.

E reja kishte mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte pasur probleme kardiake që nga lindja.

NJOFTIMI “Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm SHSKUK, ju njofton se pacientja A.S (1996) është pranuar në mjekimin intensiv qendror në QKUK me gjendje të rëndë shëndetësore e që kishte probleme kardiake që nga lindja e saj dhe ishte shtatzënë”.