Tmerr në Vlorë/ I riu përplas kalimtarin në autostradë, e lë të vdekur në vend

0
184

Aksident i rëndë në Vlorë. Humb jetën në autostradë një person. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier.

E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca, por përplasja ka qenë fatale për 50-vjeçarin.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.