Tjeter termet lekund vendin tone mengjesin e sotem

Tiranë- Goditje sizmike në Shqipëri.

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit.

Sipas EMSC, epiqendra e tij ishte 32 km nga qyteti i Durrësit dhe 25 km nga qyteti i Lushnjes. Thellësia 2 km.

Nuk raportohen dëme materiale.
Gjatë ditëve të fundit disa tërmete me magnitudë të ulët kanë goditur Shqipërinë.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë dhe Lushnjen.