Termet ne vendit tone naten e sotme. Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Lëkundje tërmeti janë shënuar mbrëmjen e sotme në vend.

Tërmeti me magnitudë 3.4 Rihter kishte epiqendrën në fshatin Xhuxhë të Lezhës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera.

Sipas IGJEO tërmeti ka qenë me thellësi prej 2 kilometrash. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.