Temperatura te larta dhe te nxehta: Ja si do te jene 10 ditet e fundit te Qershorit dhe kur do te filloj i nxehti

0
617

“Ka nisur në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike pjesa më e madhe e territorit shqiptar”, bën me dije meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja.

Por duke nisur nga pasditja e nesërme do të vendi do të rrezikohet herë pas here nga vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu. Kryesisht do të jenë veri dhe veri-lindje.

Ultësira perëndimor e do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare.

Vlerat termike

Fillimi i javës, sot dhe nesër nuk pritet që të ketë temperature relativisht të larta, maksimalja pritet të jetë 31 gradë në rang territori, ndërkohë mëngjeset vijojnë të jenë pak të freskëta ku janë 10-11 gradë temperaturat dhe në zona të thella malore shkojë 8-9 gradë.

Duke filluar nga e mërkura dhe në vijim do të kemi rritje të ndejshme të temperaturave, kjo për shkak se kemi një zhvendosje të valëve të të nxehtit që ka përfshirë gjithë kontinentin e Evropës. Priten temperature deri në 38 gradë.

10-ditëshi i fundit i qershori do të rezervojë temperature të larta dhe ditë të nxehta.

Republika e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut

Sot janë nën ndikimin e motit të kthjellët. Duke filluar nga e marta do kemi një ndarje të ditës, paradite do jetë me diell dhe pasditet mbeten të rrezikuara nga shiu, mini-stuhi breshëri dhe herë pas here do të jenë prezente dhe parametrin e erës.

Parashikohet që temperaturat të jenë jo më shumë se 26-27 gradë sot dhe nesër, nga e mërkura dhe në vijim do të ketë rritje të ndjeshme duke ngjitur termometrin 31 gradë në Kosovë dhe deri në 33 gradë Maqedonia e Veriut. Rrebeshet do mbeten prezente gjatë gjithë kësaj jave.