Kokrrat e karafilit janë sytha lulesh të thata nga pema e karafilit qe me origjinë nga Indonezia.
Karafili është një erëz shumë përdorimshe , ndonëse këto të fundit ne i kufizojmë vetëm në kuzhinë. Emri vjen nga fjala latine clavus, që do të thotë gozhdë sepse forma e një karafili të tharë ngjan me atë të një go zhdë.
Karafili është përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale, por kohët e fundit studiuesit kanë filluar të hulumtojnë rreth përfitimeve të mundshme shëndetësore të kësaj erëze, e besoni që janë shumë.
1.Shëndeti i kockave
Përmbajtja e komponimeve fenolike përfshirë flavonet, izoflavonet dhe flavonoidet në ekstraktet e karafilit janë shumë të dobishme për kockat .
Kjo për shkak se këto komponime ndihmojnë në ruajtjen e masës (lëndës përbërëse së eshtrave ). Kjo vërteton se është shumë efektive në lehtësimin e e simptomave të dhimbshme të artritit reumatik.
2.Kokrrat e karafilit janë të pasura me antioksidantë, kimikate që ndihmojnë në zvogëlimin e dëmtimit të qelizave që kanë potencialin të zhvillohen në kancer.
Sipas Today’s Dietitian, rreth 1/2 lugë çaji karafil përmban më shumë antioksidantë, krahasuar me 1/2 filxhan boronica. Në një studim laboratorik, studiuesit raportuan se ekstrakti i karafilit ishte në gjendje të ngadalësonte rritjen e llojeve të shumta të qelizave të kan cerit të njeriut.
Megjithatë këto përfundime mbeten ende në nivele laboratorike dhe nuk ka rezultate të regjistruara në grupe njerëzish.
3.Menaxhimi i diabetit
Tek pacientët që vuajnë nga diabeti, sasia e insulinës që prodhohet nga trupi ose nuk prodhohet fare ose është e pamjaftueshme. Studimet zbuluan se ekstraktet e karafilit imitojnë insulinë në mënyra të caktuara, dhe gjithashtu ndihmojnë për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gj ak.
4.Shëndeti i mëlçisë
Studime të shumta kanë dalë në përfundimin se përbërësit e gjendur tek karafili mund të nxisin mirëfunksionimin e mëlçisë, një nga organet kryesore të trupit të njeriut. Kjo erzë ul stresin oksidativ dhe redukton inflamacionin.
5.Shëndeti or al
Karafili mund të merret gjithashtu për sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, përfshirë periodontitin dhe gingivitin. Ekstraktet e sythave të karafilit parandalojnë shumimin e patogjenëve or alë, të cilët janë kryesisht përgjegjës për shumë sëmundje orale./LIVING