Te gjithe Shqiptaret te cmendur ndaj Luizit.Shikoni çfare po ndodh jashte spektaklit në më pak se 48 orë

Nëse vitin e kaluar dilemat e Donaldit ishin kryefjala e “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli është kryefjala e BBVA2, të paktën për momentin.

Gjithë vëmendja në rrjete sociale që prej fillimit, e që arriti kulmin pas diskutimit për gjendjen e tij shëndetësore, është përkthyer në rritje të jashtëzakonshme të ndjekësve.

Që prej spektaklit të kaluar, ku Luizi numëronte afro 40,000 ndjekës, Instagramit të tij vetëm po i shtohen ndjekësit. Në më pak se 48 orë, numëron tashmë më shumë se 100,000 followers.

Duke marrë në konsideratë që fansat i kanë çuar mesazhe me dron e parashutë, duket se trendi i rritjes së ndjekësve do të vazhdojë. Sidoqoftë, kjo mbetet për t’u parë. Luizi është i paparashikueshëm; nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë…tjetër.

Nderkohe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meridian Ramçaj, njëkohësisht edhe mik i Luiz Ejllit, ka folur për gjendjen e tij. Në një intervistë për “Ftesë në pesë”, Meridiani u shpreh:

“Unë di të them diçka, që ai njeriu aty brenda, unë kam vite që e kam shok, mbart diçka shumë të madhe brenda vetes së tij, që ka vendosur ndoshta, në një mënyrë ose në një tjetër, të mos e thotë ashtu siç është.” – tha ai.sH