Te gjithe kujtojn se eshte babai im por ne kemi 16 vite diferenc dhe jemi shume te lumtur

Ashley Miller, 34 vjeç, u takua me bashkëshortin e saj Jim, 51, në lokalin që ai zotëronte pasi një mike e bindi të vinte të shihte banakierin simpatik, mirëpo njerëzit shpesh komentojnë diferencën e tyre në moshë.

Një çift me një diferencë moshe 16-vjeçare thonë se vazhdimisht ngatërrohen si babë dhe bijë – por ata i kanë sfiduar të gjithë pasi kanë së bashku 13 vjet tani.

Dyshja u pëlqye menjëherë pavarësisht se Ashley ishte vetëm 21 vjeç në atë kohë, dhe ata filluan të takoheshin kur Jim mori guximin për t’i kërkuar asaj një takim në tetor 2009 – një vit pas takimit të parë.

Cifti zbuloi se po prisnin fëmijën e tyre të parë në qershor 2012 dhe mirëpritën vajzën e tyre, Sunny, në shkurt 2013.

Zogjtë e dashurisë u martuan në nëntor 2013 në Las Vegas, SHBA dhe pritën lindjen e djali te tyre, Lukas, në nëntor 2017.

Por pavarësisht historisë së gjatë së bashku, Jim shpesh ngatërrohet me gjyshin e fëmijëve dhe babin e Ashlit, dhe e githë familja fillon të qeshë.