Të gjithë kosovarët që shkojnë këtë verë në Velipojë, duhet ta dinë këtë gjë!

Në plazhin e Velipojës pushuesit janë të kënaqur me pastërtinë dhe hapësirat publike.
Ata thonë se kushtet krahasuar me vitet e tjera janë përmirësuar ndjeshëm. Turistët, të cilët vijnë kryesisht nga Kosova i bëjnë apel qytetarëve të frekuentojnë bregdetin e Velipojës pasi aty gjen mikpritje dhe qetësi.

Megjithatë problem mbeten mushkonjat dhe mos dezinfektimi i tyre, problem i cili përsëritet vit pas viti

Klan News ka kontaktuar drejtorinë e Shëndetit Publik sipas të cilit tenderi i dezinfektimit është në proces. Proces i cili është i vonuar duke qenë se sezoni një muaj që është hapur ndërsa çdo ditë ka mbi 30 mijë pushues.