Surprizat e motit në fundjavë. Ja kur rikthehen ditet e nxehta ne vendin tone.

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim kryesisht në orët e mesditës.

Era prashikohet të jetë, ditën e shtunë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 1-8 m/sek, ndërsa ditën e diel nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Nga java tjetër do të fillojë përmirësimi i motit në të gjitha zonat duke përfshirë edhe zona kontinentale ku rritja e temperaturave do të jetë më graduale.

Gjatë mesit të javës së re priten rritje të ndjeshme të temperaturave dhe sipas të gjitha gjasave përpos zonave mesdhetare edhe në zonat kontinentale do të kemi përsëri disa ditë me temperatura rreth 30 gradë Celsius e ndoshta edhe ndonjë gradë më lartë.