Stuhi e madhe drejt Ballkanit.Metereologet përgatituni për shi dhe erë

0
279

TIRANË- Sistemi evropian i paralajmërimit të stuhisë, ka lëshuar një paralajmërim të ‘shkallës së parë’ për një stuhi që pritet të përfshijë rajonin e Ballkanit. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e tyre të internetit, stuhia do të sjellë reshje shiu dhe erëra të forta. Stuhia do të lëvizë drejt juglindjes gjatë mbrëmjes dhe natës.

Vala e të ftohtit do të lëvizë në lindje në të gjithë Rusinë jugore, ndërsa erëra të forta paralajmërohen edhe për shtetet baltike dhe Bjellorusinë, ku ka edhe mundësi për për tornado.

Mot i ngjashëm pritet edhe në Ballkanin jugor që më pas do të lëvizë drejt Turqisë. Nga këto kushte atmosferike do të përfshihet dhe vendi ynë, por nuk dihet sesa do të zgjasë stuhia.

është parashikuar që në lindje të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Ndërsa ditën e dielë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave dhe hera-herës dhe lokalisht reshjet me intensitet deri në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Për shkak të masave ajrore më të freskëta dhe reshjeve të shiut për ditën e Diel parashikohet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës. (noa.al/M.D)