Saturday, September 30, 2023
HomeNEWSStudimi i fundit. Kjo eshte pija qe rrit shanset qe te prekeni...

Studimi i fundit. Kjo eshte pija qe rrit shanset qe te prekeni nga kanceri

Kanceri, ky armik i tmerrshëm kundër të cilit shumë njerëz luftojnë çdo ditë në përpjekje për ta zhdukur me çdo kusht, do të krijohej edhe nga një substancë që shumë prej nesh e marrin pothuajse çdo ditë.

Po flasim pikërisht për një pije që konsumohet shumë shpesh rregullisht dhe që sipas studimeve të fundit rrit rrezikun e zhvillimit të qelizave kancerogjene: po flasim për alkoolin. Ky hulumtim është kryer nga disa shkencëtarë të Universitetit të Seulit të udhëhequr nga doktor Jung Eun Yoo të cilët kanë nxjerrë në pah substancën kancerogjene, të quajtur etanol, e cila gjendet në alkool dhe që shkakton dëme si në inde ashtu edhe në ADN.

Me pak fjalë, kur etanoli përpunohet nga trupi ynë, ai lidhet me ADN-në, duke çuar në një gjenezë të gabuar të qelizave të reja. Ekipi hulumtues arriti në konfirmim falë një studimi të kryer në 4.5 milionë njerëz duke përdorur të dhënat e shëndetit publik. Është konstatuar se grupi i personave më të rrezikuar përfaqësohet nga ata që konsumojnë 3 ose më shumë pije alkoolike në ditë.

Prandaj, ky është një zbulim vërtet interesant që paralajmëron shumë njerëz që konsumojnë pije alkoolike çdo ditë, pa menduar se mund të zhvillojnë qeliza kancerogjene në planin afatgjatë. A do të jetë në gjendje ky studim të ndalojë konsumin e alkoolit? Do të shohim.

Advertisingspot_img

Popular posts

My favorites

I'm social

0FansLike
0FollowersFollow
3,873FollowersFollow
0SubscribersSubscribe