Statistika.Perse italianet duan te martohem me shume me shqiptar dhe maroken?

Vajzat italiane preferojnë të martohen me shqiptarë e marokenë. Ky është përfundimi pas mbledhjes së të dhënave të Institutit të Statistikave në Itali. Bazuar në të dhënat, 1/10 martesa në Itali kanë të paktën një dhëndër të huaj, pra shqiptarët dhe marokenët janë dhëndurët e duhur për baballarët e vajzave italiane.

“Kombinimet e shtetësisë së martesave të përziera janë shumë të ndryshme në varësi të gjinisë së bashkëshortëve. Në vitin 2021, burrat italianë u martuan me një shtetase rumun në 19.2% të rasteve, një ukrainase në 13.2% dhe një ruse në 7.1%.Nga ana tjetër, femrat italiane që janë martuar me një shtetas të huaj më shpesh kanë një bashkëshort me nënshtetësi marokene (12,1%) ose shqiptare (9,7%). Pothuajse tre të katërtat e martesave kanë të bëjnë me çifte me një dhëndër italian dhe një nuse të huaj. Janë 4595 femra italiane që kanë zgjedhur një partner të huaj, 2.5% e numrit total të nuseve,”-thuhet në raport. Burimi JOQ