Sporti ne zi. Humb jeten pas ndeshjes futbollisti 29 vjecar, priste të bëhej baba

Një lajm ka ardhur për botën e futbollit. Një futbollist 29-vjeçar është “shembur” në tokë në Lamia të Greqisë për shkak të një ataku. Ai nuk mundi të shpëtojë.

Ngjarja ka ndodhur në stadiumin e Neos Krikellos, ku Iraklis Roditsas po luante kundër Divrit.

I riu luajti si zëvendësues në pjesën e dytë dhe rreth një çerek para përfundimit të ndeshjes u ndje keq dhe u largua i vetëm në dhomën e zhveshjes ku edhe ra në tokë.

Mjeku i ndeshjes dhe një tjetër staf ndihmës që ndodhej në stadium për të ofruar ndihmën e parë kanë nxituar, ndërsa është thirrur një ambulancë e cila ka mbërritur menjëherë në stadiumin por futbollisti nuk shpëtoi.

Të gjithë bashkëlojtarët e tij dhe lojtarët e skuadrës së Iraklis Roditsas janë të shkatërruar nga humbja e futbollistit 29-vjeçar, i cili në fakt pas pak muajsh do të bëhej baba, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë.