S’përmbahet nusja nga Librazhdi/ Dje rrahu vjehrrin dhe vjehrrën, sot ‘zhdëp në dru’ burrin dhe kunatin

0
226

28-vjeçarja nga Librazhdi, e cila dje rrahu vjehrrin dhe vjehrrën sot ka rrahur burrin dhe kunatin. Njoftimi është bërë nga policia.

Mësohet se E. K., 28 vjeçe dhe A. K., 29 vjeç (burrë dhe grua), banues në fshatin Dardhë, Librazhd, janë proceduar penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në banesë. Gjithashtu, 28-vjeçarja ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit të saj, shtetasit G. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.