Skafi i merr jetën 7-vjeçares në Himarë, zbardhet dëshmia e komisarit Arjan Tase. Familja nga Tropoja erdhi nga Anglia për pushime

Ky që shikoni në foto është Arjan Tase, komisari i cili teksa drejtonte një skaf në plazhin e Potamit i mori jetën një fëmije 7-vjeçare.

Menjëherë Tase u shoqërua në Komisariat ku gjatë dëshmisë mësohet të ketë thënë se ka pasur një problem teknik në skaf.

Arjan Tase, aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Ndërkohë, sipas “Ora News” mësohet se fëmija që humbi jetën ishte vajzë, e cila quhej Joanda, bijë e Bledar Avdisë, lindur e rritur në Angli me origjinë nga Tropoja.