Si t’i hiqni përgjithmonë njollat e diellit në kushte shtëpie

0
2355

Nuk ka gjë më të pakëndshme se njollat e errëta në fytyrë, nga ato që t’i bën dielli. Mjekët dermatologë japin disa shkaqe për krijimin e këtyre njollave… dhe një ndër to është tipi i veçantë i lëkurës e cila prodhon me tepricë melaninë.

Por nëse i keni vënë re ato mos u drejtoni direkt tek kremërat kozmetikë. Në shtëpinë tuaj duhet të keni të paktën një nga këto produkte që ua heqin njollat me një trajtim disa ditor.

Kujdes: Duhet ta mbroni fytyrën gjithmonë me kremëra kundër diellit!

Lëngu i limonit
Fusni një copë pambuku në lëng limoni dhe fërkoni zonën ku vëreni njolla të errëta. Nëse e keni lëkurën e ndjeshme përziejeni lëngun e limonit me pak ujë.

Aloe Vera
Merrni xhelin e aloe vera-s dhe aplikojeni tek njollat e errëta. Lajeni pas 20 minutave. Aloe vera është një nga bimët më efikase ne heqjen e këtyre njollave.

Vitamina E
Në shumicën e rasteve këto njolla krijohen nga mungesa e vitaminave, sidomos ajo e vitaminës E. merrni kapsula me vitamina E dhe aplikojeni si vaji kokosit në zonat e errëta. Gjithashtu konsumoni dhe ushqime me vitaminë E.

Qumështi
Hidheni qumështin në një tas. Zhysni një copë pambuku të pastër në të dhe fërkoni zonën me njolla të errëta. Bëjeni me lëvizje rrethore. Bëjeni çdo ditë për 5 minuta derisa të merrni rezultatet e dëshiruara.

Patate
Prisni pataten në feta dhe futeni në frigorifer për 2-3 orë. Më pas fërkoni njollat e errëta me këto feta patatesh. Pas 5 minutash lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Lëng qepe
Grijeni hollë qepën. Më pas hidheni në një napë të pastër dhe shtrydheni lëngun në një tas. Zhysni në të një copë pambuku dhe aplikojeni lëngun direkt te njollat e errëta dhe lëreni për 5 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Tërshëra

Një mënyrë tjetër për të hequr njollat e errëta është pastrimi “exfoliation” i lëkurës. Nëse keni tërshërë në shtëpi copëtojeni mirë dhe hidhni 2 lugë në një enë.
Shtoni 2 lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë mjaltë. Përziejini mirë dhe aplikojeni në fytyrë dhe me ngadalë fërkojeni lëkurën duke bërë lëvizje rrethore. Bëjeni këtë për 3 minuta dhe mbajeni përzierjen në lëkurë për 15 minuta.
Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe shihni sesi do të largohen qelizat e vdekura nga lëkura juaj.