Si ti heqim morrat ne menyre natyrale.

0
813

Morri, apo me term mjekësor pediculus humanus capitis, është njëri prej parazitëve më të përhapur në botë, i cili në thelb nuk është i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Morrat nuk mbajnë sëmundje ngjitëse. Këto insekte mikroskopike jetojnë në flokë, afër lëkurës së kokës, shkruan Healthline.

Morrave iu nevojitet të ushqehen me një trup tjetër për të mbijetuar. Burimi i tyre i ushqimit është gjaku i njeriut, të cilin e marrin nga lëkura e kokës.

Më poshtë janë disa metoda të cilat tregojnë si të mënjanohen morrat në mënyrë natyrale.

Krehër i veçantë

Standardi për heqjen e morrave është të krihni flokët rregullisht, pjesë pas pjese. Këtë duhet ta bëni me një krehër të veçantë, (mund të blihet në barnatore). Ky krehër është i dendur për të hequr morrat dhe vezët e morrave, apo si i njohim këto të fundit në gjuhën popullore me emrin ‘thnija’.

Vaji i ullirit

Kjo lëndë e kuzhinës mendohet të jetë një eliminues i shkëlqyer i këtyre parazitëve. Morrat duket se mbyten dhe vdesin kur vaji i mbulon vrimat e tyre të frymëmarrjes, por duhet të aplikohet brenda natës nën një kapak dushi sepse morrat mund të mbijetojnë pa marrë frymë për orë të tëra.

Uthulla

Disa njerëz besojnë se uthulla prishë ngjitësin që morri femër përdor për t’i bashkëngjitur vezët e saj në fijet e flokëve. Acidi acetik në uthull konsiderohet i dobishëm në “dëbimin” e morrave. Shpesh rekomandohet uthull e bardhë, apo i përzier me ujë.

Mirëpo kjo ende nuk është vërtetuar shkencërisht.

Hudhra dhe limoni i athët

Aroma e fortë e hudhrës mund të vrasë morrat. Bëni një pastë duke bluar 8 deri në 10 karafila hudhër dhe përzieni me 2-3 lugë limoni të athët. Aplikoni përzierjen në lëkurën e kokës dhe lejoni atë të qëndrojë në kokë për 30 minuta, para se ti pastroni flokët me ujë të ngrohtë. /Insajderi.com