Si të rrisni hudhër në vazo dhe mos harxhoni para per ti blere

0
59

Cila është bima më e mirë për të rritur në shtëpi, më e lirë dhe më e lehtë? Përgjigja është hudhra. A e dini se duke ngrënë një thelpi hudhër çdo ditë, ajo mund të bëjë mrekulli në trupin tuaj? Hudhra është një përbërës shumë i thjeshtë, por me shumë përfitime.

Hudhra është e përbërë nga seleni, acid fosforik, vajra esenciale, kalium, magnez, vitaminë C, D, B, substanca azotike, natrium, kalcium, silic, sulfur, fitosterol. Plus hudhra është e pasur me fitoncide sic është ‘allicin’.

Disa studiues kanë pohuar se ‘allicin’ ka një efekt të fortë kundër baktereve, e cila ndihmon kundër infeksioneve më të lehta dhe më të shpejta. Hudhra mund të luftojë infeksionet fungale shumë efektivisht. Kjo e bën hudhrën një ilaç shumë më të vlefshëm se shumica e antibiotikëve sot.

Ju duhet:

Një vazo
Dhe/pleh
Një kokërr hudhër

Si të…

Ajo që ju duhet për të rritur një hudhër në shtëpi është të gjeni një kokërr shumë të mirë hudhre për ta përdorur për mbjelljen e të tjerave. Fillimisht vendosni në një vazo të madhe me sy sasinë e dheut dhe plehut që keni marrë deri sa të mbushet vazoja.

Më pas, ndani thelpinjtë e hudhrës dhe mbillni çdo thelpi vertikalisht në tokë në një thellësi prej rreth 3 centimetër. Mbuloni të gjitha hudhrat me pleh. Vendoseni vazon në një zonë ku e kapin më shumë rrezet e diellit. Si çdo bimë shtëpie, ju duhet të keni kujdes që ta ujisni rregullisht. Kur filizat e bimëve të arrijnë rreth 6 centimetra lartësi, prejini duke lënë rreth 3 cm gjatësi, në mënyrë që ajo të rritet. Me kalimin e kohës, hudhra do të ndalë rritjen në gjatësi. Kur hudhra thahet dhe kthehet në ngjyrë kafe, nxirrini hudhrat nga toka dhe ju duhet të keni një kokërr të plotë. Merrni një thelpi hudhër dhe filloni nga e para!