Si të detoksifikoni trupin dhe të mos ndiheni më të lodhur apo të sëmurë

0
741

Xhenxhefili është një erëz e mrekullueshme e cila është përdorur në mjekësi për mijëra vjet. Ai ka veti ani-inflamatore dhe anitioksiduese, njëkohësisht. Gjithashtu, konsiderohet si një nga ilaçet më të mira detoksifikuese, shpesh të rekomanduara në programet e pastrimit të trupit dhe në dieta të ndryshme.

Vetitë detoksifikuese të xhenxhefilit vijnë si rrjedhojë e përqëndrimit të lartë me xhinxherol dhe shoga që gjenden në të, të cilat kanë efekte anti-inflamatore në sistemin gastrointestinal. Përdorimi i tij me kripëra minerale e pastron trupin plotësisht.

Këtë mund ta bëni shumë thjeshtë duke i përdorur ato në një mënyrë shumë të veçantë. Kështu, realizohet një proces i quajtur osmozë e kundërt, i cili nxjerr jashtë kripërat dhe toksinat e dëmshme. Nga ana tjetër lejon të hyjnë në trup magnezin dhe sulfatet që janë shumë të dobishme. Kjo do t’ju bëjë të harroni lodhjen dhe t’ju mbajë larg sëmundjeve të ndryshme.

Përbërësit:

1 gotë kripëra minerale
½ filxhan çaji xhenxhefil pluhur
1 lugë gjelle xhenxhefil i freskët
Disa pika vaj xhenxhefili esencial

Përgatitja:

Mbushni vaskën me ujë të ngrohtë. Shtoni në të kripërat minerale, xhenxhefilin dhe vajin esencial.
Zhytuni në të dhe qëndroni për 15-20 minuta.
Më pas thajeni trupin me peshqir.
Mos u habisni nëse keni djersitje për disa orë rresht.
Pini sa më shumë ujë pas dushit.