Si 1 lugë çaji e farave të chia-s mund të ndihmojë në përmirësimin e zorrëve, trurit dhe zemrës

0
410

Chia janë disa fara të pasura me acidet omega-3, të cilat janë një lloj yndyre e pangopur.

Omega 3 gjendet tek vaji i peshkut, farat e linit, farat e kivit dhe farat chia. Kur është fjala për sasinë e omega-3 në fara të ndryshme, farë chia dominon me përmbajtjen më të lartë të tyre.

Farat chia për të përmirësuar tretjen

Shumica e njerëzve të ndërgjegjshëm për shëndetin janë njohur tanimë me vlerat ushqyese të farave chia.
Provoni të vendosni një lugë çaji me fara chia në gotën me ujë dhe i lini për 30 minuta. Pasi të jetë bërë koha e mjaftueshme, konsumojeni. Ato do të kenë ndikim të menjëhershëm tek zorrët tuaja, do të përmirësojnë sistemin tuaj të tretjes, duke ofruar si një sasi të lartë të fibrave.

Chia – Farat që rrisin energjinë

Farat chia përmbajnë 19 aminoacide, me të gjitha aminoacidet esenciale përveç taurineës. Ato nuk kanë gluten në përbërje të tyre, janë super të pasura me fibra dhe bëjnë një super ushqim për trurin dhe zemrën.

Farat chia kanë tetë herë më shumë omega-3 se sa salmoni.
Farat chia përmbajnë pesë herë më shumë kalcium se sa qumështi.
Farat chia përmbajnë shtatë herë më shumë vitaminë C sesa portokalli.

Ato përmbajnë tre herë më shumë hekur se sa spinaqi dhe dyfish sasinë e kaliumit të bananës.
Është ushqimi ideal për të pasur lëkurë të shëndetshme, flokë dhe thonj të fortë.
Kanë një ndikim pozitiv në balancimin e niveleve të glukozës në gjak.
Chia janë një zëvendësim i madh i vezëve.

Pra, si t’i konsumoni? Mund t’i përzieni me ujë ose lëng frutash. Mund t’i shtoni si përbërës i recetave të ndryshme psh: në sallatë ose në kos me fruta.