“Shuhet” në moshën 79-vjeçari aktori i njohur

0
244

Fred Ward, i cili luajti në filmin e famshëm “Tremors” së bashku me Kevin Bacon, ka humbur jetën në moshën 79-vjeçare.

Emri i tij i plotë ishte Frederick Joseph Ward, ku famën e mori në vitin 1973 nëpërmjet një roli në një televizion italian


“Tremors” ishte sigurisht roli më i njohur i Ward, por ai fitoi një Golden Globe si pjesë e kastit të “The Right Stuff”. Gjatë gjithë karrierës së tij, Ward pati gjithashtu role në “True Detective”, “Grey’s Anatomy”, “ER”, “Miami Blues”, “The Player” dhe “Short Cuts”.

Ndërsa “Tremors” e pati premierën e saj në vitin 1990.

Ward vazhdoi karrierën e tij në Hollywood deri në vitin 2018.

Kjo pasi më vonë ai vendosi që t’i dedikohej pikturës.

Fred Ward ka spikatur gjithnjë për rolet e tij të veçanta dhe ka marrë gjithnjë vëmendje.


Ai la pas gruan e tij të cilët ishin bashkë prej 27 vitesh, Marie-France Ward dhe djalin e tij, i cili quhet Django.

Ward lindi në San Diego por ka jetuar edhe disa kohë në Romë, Itali.

Ai do mbahet mend gjithnjë për rolet e tij mjaft të mira në kinematografi.