Shqiptari vret te dashurin e gruas se tij. Vajzen e tij 16 vjeca plagos dhe gruan

ITALI-Gessica quhej vajza 16-vjeçare e vrarë me thikë në Torremaggiore në zonën e Foggia-s nga babai i saj Taulant Malaj, një bukëpjekësi 45-vjeçar shqiptar i ndaluar nga policia.

Burri plagosi gjithashtu gruan e tij 39-vjeçare Tefta dhe vrau një tregtar italian 51-vjeçar, Massimo de Santis, pronar i një lokali të njohur në Torremaggiore i cili mendohet se ishte i dashuri i gruas se tij.

Sipas hetimeve të para, vrasësi ka vepruar për xhelozi dhe vajza është qëlluar nga babai i saj në përpjekje për të mbrojtur nënën e saj nga furia e të shoqit. Burri më pas do të godiste edhe gruan e tij, e cila ishte shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Foggia.

Mendohet qe italiani ishte i dashuri i gruas se tij dhe kjo e beri ate te merrte kete hap kaq te rende.