Shqiptari thyen xhamin e dyqanit dhe largohet, humb jetën. emri

0
297

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, por banues në Poggiardo në provincën e Leçes, ka mbetur i vdekur pasi është plagosur me xhamin e vitrinës së një dyqani. Ai është larguar për t’u mjekuar vetë, por është gjetur i vdekur në makinë.

Policia ka nisur hetimet për mbledhjen e dëshmive dhe rindërtimin e asaj që ka ndodhur. Mësohet se shqiptari që ka mbetur i vdekur është Klodjan Zoga, murator dhe pronar i një ndërmarrje individuale, shkruan neësbomb.al.

Ai kishte shkuar në Cocumola në mëngjes për të punuar me vitrinën e xhamit të një dyqani, por ajo është thyer dhe ai ka mbetur i plagosur. 43 vjeçar shqiptar nuk ka kërkuar ndihmë e emergjencës por ishte nisur vetë në shtëpi.

Fatkeqësisht Klodjan Zoga ka mbetur në mes të rrugës me makinë dhe ka ndërruar jetë nga gjakderdhja, duke mos arritur kurrë më në shtëpi.