Shqiptari merr qese me duhan drejt Italis. E gjen belaja ne aeroport

Një emigrant shqiptar është ndaluar në aeroportin e Forlit në Itali, pasi në valixhe i janë gjetur disa kilogramë duhan i papërpunuar.

Gjatë kontrollit të autoriteteve aeroportuale, shqiptarit iu gjet sasia e padeklaruar si dhe disa pako me letra dhe filtra. Mesa duket shqiptari ka vendosur të blejë duhan të lirë në gjatë pushimeve në Shqipëri, ndoshta për të kursyer në kohën kur çmimet po rriten gjithnjë e më shumë, por mosdeklarimi i ka kushtuar atij shtrentjë.

Zyrtarët e doganës vendosën ta dënojnë atë me gjobë prej 5.16 euro për çdo gram, në total 10320 euro.