Shqiptari dhunon bashkëjetuesen shtatzënë pa pikë mëshire

0
29

Një rast i rëndë ka ndodhur në Gjakovë pasi një shqiptar ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, e cila ishte dhe shtatzënë.

Sipas njoftimit të policisë e reja është shtetase hungareze, ndërsa pas dhunës ajo është larguar nga banesa, me qëllim kthimin në shtetin e saj, por i riu nuk e ka lejuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Prokuroria njofton se, më 26 gusht 2022 në Gjakovë, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.B., i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, T. J. G. (shtetase hungareze) viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë, me të cilën ishte duke bashkëjetuar.

Për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj në vazhdimësi nga i pandehuri, e dëmtuara kishte dalë nga shtëpia dhe kishte tentuar që të ikë për tu kthyer në shtetin e saj në Hungari, ku të njëjtës i është vënë pas i pandehuri duke e kthyer dhunshëm në shtëpi, të cilën e mbyll në dhomë duke e goditur me rrip në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’ rast të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore, sipas raportit mjekësor te lëshuar nga reparti i emergjencës së Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Gjakovës.

Prokurori ka kërkuar ndaj të pandehurit masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.