Shkollat nisin mësimin më 12 shtator, rikthehet java e pushimeve pranverore në Shqipëri

0
112

Miratohet struktura e re e vitit shkollor 2022-2023 në sistemin arsimor parauniversitar. Urdhri i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për arsimit profesional, vitin që vjen sjell edhe disa ndryshime.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi bëri të ditur sot se për arsimin 9-vjeçar vjen një ndryshim në numrin e ditëve të pushimit pas periudhës së dytë mësimore.

Viti i ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, fillon më datë 12 shtator 2022, raporton noa.al.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

“Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim”, thotë ministrja Kushi.

Në urdhrin që gjeni më poshtë bëhet me dije se viti arsimor 2022-2023 mbyllet më 14 qershor 2023.

Pushimet e dimrit nisin më 26 dhjetor 2022 dhe zgjasin deri edhe më 4 janar 2023.

Viti arsimor aktual nisi më 27 shtator 2021 dhe përfundon më 17 qershor 2022. Pushime pranverore nuk pati pasi ato janë hequr prej vitesh.

Pushimet pranverore të cilat në periudhën komuniste ishin një javë, janë çdo vit në të gjithë Evropën dhe zgjasin deri në 15 ditë. /noa.al