Shkojn per te ngren me familjen ne fast food nuk i beson syve cfare del nga mishi i pules

Anëtarët e një familjeje janë betuar se “nuk do të hanë më kurrë KFC” pasi thonë se kanë gjetur larva të gjalla krimbash në koshin me copa pule. Jay Jones, 24 vjeçe, dhe partneri i saj Ben Adamson, 27 vjeç, po shijonin një kosh me copa pule të dielën në mbrëmje, kur mamaja e tyre pa larvat e krimbit.

Unë dhe partneri im po hanim dhe mamaja po hante në dhomën tjetër. Ajo hëngri një copë dhe hyri në dhomën e gjumit ku unë dhe Ben po hanim. Ajo hyri dhe na tha të ndalonim së ngrëni sepse kishte gjetur larva në ushqimin e saj. Ne u tronditëm. Ishin pesë larva të gjalla që lëviznin. Pasi hëngri një copë pule ajo gjeti larvat. Sinqerisht nuk mendoj se do të ha përsëri KFC. Nuk e di se si funksionon procesi i gatimit të tyre. Me madhësinë e krimbave, ato duhet të kenë qenë atje për ca kohë, sepse ishin të mëdhenj. Nuk do të hamë më kurrë.

Nëna e Jay, Catherine Thompson, 54 vjeç, tha:

U ula për të ngrënë dhe ndërsa nxora një copë pule për ta futur në gojë dhe fillova ta përtypja, mendova të shihja se çfarë po lëvizte në pjatën time. Aty pashë krimbat që lëviznin. E pështyva pulën që kisha në gojë dhe u ndjeva shumē keq. Nuk do të ha më kurrë KFC për sa kohë të jem gjallë.