Shitet për çmimin marramendës, kjo bimë që gjendet në malet tona kërkohet shumë nga të huajt, a e dini çfarë është?

Kjo bimë e rrallë që i ngjan patates e kërpudhës dhe ka shijen e djathit e qepës së vjetër, quhet tartuf dhe kërkohet shumë nga të huajt. Ajo gjendet edhe malet Kelmendit, Dukagjinit dhe mbas majës së Cukit në Shqipëri.

Tartuf gjenden nën tokë në simbiozë me rrënjën e një barishte apo peme, dhe dallohen nga aroma e tyre. Ekzistojnë mbi 70 lloje të tartufit.

Tartufi i zi një kilogram kushton deri në 1 mijë euro. Qentë të trajnuar përdoren për të gjetur këtë “kërpudhë” të rrallë, Është e vështirë të gjesh, sepse rritet ekskluzivisht në male të larta me terren të egra dhe nuk mund të kultivohet artificialisht.

Përveç kushteve të veçanta të mbarështimit, tartufët kanë aromë unike që vjen me një përzierje të shiut dhe tokës së paprekur, e cila i jep një kontakt të veçantë çdo vakt me pak gram zhardhok kërpudhash.