Shikoni sa shume ka ndryshuar Lola tek “Njerëz dhe Fate”. Foto

“Njerëz dhe fate” është telenovela e parë shqiptare që la “mbërthyer” pas ekranit shumë shqiptarë me 20 seritë e realizuara ne vitet 2000. Shumë personazhe bënë për vete zemrat e shumë shqiptarëve, me rolet e tyre duke pasqyruar realitetin e asaj kohe.

Një nga personazhet që la gjurmë në atë telenovelë ishte edhe Lola që luahej nga aktorja Valbona Imami. Valbona ka lindur më lindur me 14 maj 1975, dhe feston ditëlindjen e 48.

Lola ishte vajza e madhe e familjes shqiptare me shumë probleme që trajtonte telefilmi shqiptar.

Që nga ajo kohë “Lola” nuk ka qenë aktive në ekranin shqiptar, ndërsa me vitet ajo ka ndryshuar shumë. Këtë mund ta shihni në fotot e publikuara.

Disa kohe me pare u be me dije se Valbona jetonte mes Amerikes dhe Nigerise, pasi bashkeshorti i saj amerikan, Evan Scott Thomas ishte me mision ne Abuja. Por aktorja eshte shume e terhequr jo vetem nga ekrani, por edhe nga rrjetet sociale.