Shenjat që tregojnë se keni probleme me zemrën

0
13899

Perveç kontrollit tek mjeku, ju vetë duhet të shihni te vetja juaj ndryshime, dhimbje apo probleme që janë sinjalizuese për sëmundje të zemrës

Ja disa simptoma:
Dhimbja e qafës – Problemet në qafë mund t’ju sinjalizojnë se zemra nuk është mirë. Nëse vini re se dhimbja nuk kalon, kërkojini mjekut që t’ju bëjë ekzaminime më të hollësishme. Nervat e dëmtuara në zemër mund t’ju çojnë mesazhe dhimbjesh në shtyllën kurrizore që reflektohet në qafë apo në shpatull.

Dhimbje veshësh dhe nofullash – Nëse nuk keni marrë të ftohtë dhe ndjeni se keni dhimbje të vazhdueshme veshësh që shtrihet deri te nofullat, atëherë ky mund të jetë një problem zemre.

Marramendje – Nëse koka ju vjen rrotull dhe mezi merrni frymë, ndoshta mund të jenë simptoma të një infarkti. Arteriet bllokohen dhe zemra merr më pak oksigjen.
Probleme seksuale – Nëse keni probleme edhe në dhomën e gjumit (sidomos meshkujt), ky mund të jetë një sinjal i rëndësishëm. Enët e gjakut, në raste të problemeve kardiake, bëhen më të vogla duke mos lejuar që të kalojë mjaftueshëm gjak dhe duke ndalur kështu ereksionin./