Shëndetlie me mjaltë dhe arra, receta origjinale e ëmbëlsirës tipike shqiptare

Në qoftë se jeni ende në mëdyshje se ç’ëmbëlsirë të përgatisni, dhe nese koha apo punet e tjera nuk premtojnë për bakllava, nuk keni pse të shqetësoheni pasi shefja e kuzhinës Linda Fishta ndan me të gjithe mikeshat e Living recetën e shëndetlies.

Kjo eshte nje recete shume e thjeshte dhe aq me teper e shijshme qe do vetem 15 minuta dhe gati 45 min per tu pjekur.
Ju sugjerojme te provoni nje here me keta perberes.

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM: Si masë përdorim një gotë që merr 200 ml ujë • 3 vezë të vogla ose 2 të mëdha • 1 gotë sheqer jo plot (2-3 gisht poshtë buzës së gotës) • 100 g gjalpë i tretur, i vakët • 3 lugë të mëdha mjaltë • 300 g arra të qëruara në thërrime (të peshuara pa lëvozhgë) • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) • 1 bustinë vanilje • 1 majë thike kripë • 3 gota miell • 1 e verdhë veze për ta lyer sipër

PËR SHERBETIN: • 800 g sheqer • 600 ml ujë