Sekretet e gjyshes për një shtëpi që shkëlqen në çdo cep. Të gjitha amvisat duhet t’i dinë!

Nëse jeni duke kërkuar mënyra të reja për të pastruar shtëpinë tuaj atëherë mos kërkoni asgjë tjetër, veçse këshillave të gjysheve që po i sjellim për ju në këtë artikull.

Gjithmonë mbajeni shtëpinë të rregullt

Mos i lini të gjitha punët e shtëpisë për t’i bërë në një ditë. Në vend të kësaj, sistemoni rrëmujën e krijuar ose mbani një kosh për t’i grumbulluar të gjitha derisa të gjeni kohën për t’i sistemuar në vendet e tyre. Duke vepruar kështu çdo ditë, do të kurseni kohë dhe dhimbjen e kokës që të jep rrëmuja. Gjithmonë mbani rregull!

Mos blini pafund

Përpiquni të bëni punët me pak produkte. Për shembull, merrni një sfungjer, ndajeni përgjysmë, dhe mbështilleni me një peshqir të vjetër. Me të mund të pastroni pluhurat, ose tapetet. Këshillë: Mos i hidhni peshqirët e vjetër.

Përgatitini vetë produktet e pastrimit

Përgatiteni vetë ilaçin për pastrimin e dritareve, është shumë herë më efikase se ato që blini në dyqan. Përzieni 250 ml ujë me uthull, alkool dhe disa pika vaj limoni dhe glicerinë. Do keni dritare të pastra dhe pa njolla.

Përdorni pecetat prej pambuku për pastrim

Mos përdorni letrat e kuzhinës për punët e shtëpisë. Jo vetëm që shpenzoni më shumë, por edhe rezultati nuk është i përkryer. Në vend të kësaj përdorni pecetat e kuzhinës që janë prej materiali pambuku. Është një investim që ia vlen pasi përveçse pastrojnë shumë mirë, edhe kanë jetëgjatësi.

Ekstrakti i vaniljes është perfekt për aromatizues

Para se të ftoni miq për vizitë, vloni në një enë të vogël ujë me disa pika ekstrakt vanilje në të. Nëse dëshironi, mund t’i shtoni edhe lëkurë portokalli. Lëreni në zjarr për disa minuta dhe shtëpia do marrë një aromë fantastike.

Gjithmonë fshijini pluhurat me një leckë të lagur

Fshirja e pluhurave duhet bërë me një leckë të lagur. Provoni t’i shtoni edhe disa pika vaji esencial të livandës për një aromë më të këndshme. Përdorimi i solucioneve të tjera, do të ishte thjesht humbje kohe.

Limonët janë pastruesit natyralë më të mirë

Limoni është një pastrues i jashtëzakonshëm. Përdorni lëngun e limonit për të larguar erërat e këqija dhe pastruar lugët e drurit. Për të hequr njollat nga lavamani i kuzhinës përdorni gjysmë limoni të zhytur në kripë.

Përdorni kripën për të parandaluar njollat

Ndërkohë që një njollë është ende e freskët, hidhini sipër kripë kuzhine. Kripa mundëson thithjen e njollës dhe ju lehtëson ta lani.

Llumi i kafesë ndihmon në largimin e erërave të këqija

Vendosni llumin e kafesë në një filxhan të vogël ose tas për të larguar erërat e këqija. Kjo funksionon edhe për erërat në frigorifer, apo tualet.

Shtoni disa pika amoniak në lavapjatën tuaj

Nëse jeni duke larë enë qelqi dhe kërkoni që të shkëlqejnë si të reja, shtoni disa pika amoniak në lavapjatën tuaj.

Kolinozi është një pastrues i mrekullueshëm

Pasta e dhëmbëve e bardhë, është e përkryer për lustrim e enëve prej argjendi. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë për të pastruar tualetin nëse urreni solucionet kimike.

Mënyra më e mirë për të hequr njollat ​e forta

Për njollat ​​e gjakut, zhyteni copën në ujë të ftohtë të kripur. Ndërsa për njollat ​​e bojës, lëngu i limonit është i përkryer.

Vaj i ullirit mund të përdoret jo vetëm për gatim

Përdorni vajin e ullirit me disa pika vaj esencial limoni për të lustruar pajisjet prej metali apo druri të kuzhinës suaj.

Pastroni tualetin tuaja pa pasur nevojën e furçës

Përpara se të shkoni në shtrat, spërkateni tualetin me boraks dhe hidhini sipër uthull të bardhë. Në mëngjes, thjesht shkarkoni ujin dhe ja ku u pastrua tualeti. Në këtë mënyrë evitoni përdorimin e furçës së tualetin, por ndërkohë e keni të pastër.

Soda është miku juaj më i mirë

Soda e bukës, produkti më i mirë për pastrimin e shumë gjërave në shtëpi. Mund të spërkatni pak sodë mbi qilima përpara se t’i fshini me fshesë korenti. Shtëpia do të mbajë era pastërti./