Sabiani merr vendimin e papritut kunder Kejsit diten e sotme

Keisi Medini dhe Krist Aliaj kanë shprehur një pëlqim për njëri-tjetrin në “Big Brother VIP2” dhe kalojnë mjaft momente romantike bashkë.

Nga ana tjetër, jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka reagime të shumta për lidhjen e tyre. E para që ka reaguar është Zaza, e dashura e Kristit, e cila ka publikuar mesazhet që vërtetojnë lidhjen e tyre, duke shkaktuar debate në rrjet.

E sigurisht që një reagim ka ardhur edhe nga babai i Keisit, këngëtari i njohur Sabiani, të cilit duke mos iu dhënë mundësia që të takohet me të bijën për t’i bërë të ditur se është kundër lidhjes me Kristin, reagon vetëm në rrjetet sociale.

Duke qenë në presion e duke mos miratuar lidhjen, Sabiani ka marrë një vendim drastik ndaj vajzës së saj. Ai e ka hequr nga “Instagram”-i, madje ka fshirë dhe fotot që kishte vetëm me Keisin.

Qëndrimi i Sabianit vjen në një moment kur lidhja e Keisit dhe e Kristit po rritet dita ditës brenda shtëpisë.

Dy ditë më parë, Sabiani ndau fotografin e postuar nga e dashura e Kristit, duke e demaskuar, e duke e komentuar se Kristi po e shfrytëzon naivitetin e Kejsit për lojë.

Gjatë spektaklit të kaluar të “Big Brother VIP” është sjellë në diskutim historia e dashurisë që Kristi ka lënë jashtë, ndërkohë që ka nisur një romancë me Keisin. Ai mohoi të ishte ende i lidhur por shtoi se është e komplikuar, duke lënë njerëzit me shumë pikëpyetje. Keisi, është shprehur gjatë qëndrimit në shtëpi se është shumë e shqetësuar për reagimin e të atit, këngëtarit Sabiani i cili ka qenë një vit më parë i ulur në të njëjtin kolltuk si banor i “Big Brother VIP2”.