Rudina Magjistari flet per here te per Xhavitin Eshte nje mashkull i mrekullueshem.

Në një rrëfim ndryshe për moderatorin Labinot Gashi, ajo ka ngritur në qiell bashkëshortin për suportin që i jep qoftë në familje, qoftë në emisionin e përditshëm që drejton në ekran.

Rudina magjistari, prezantuese e njohur, prej vitesh në TV Klan me emisionin e saj, ka qenë “gojë-mjaltë” për kampionin Xhavit Bajrami, me të cilin është e martuar prej 10 vitesh dhe bashkë kanë një vajzë.

Po ashtu, Magjistari ka pranuar se ka pasur momente në të cilat ka menduar tërheqjen nag ekrani, pasi e konsideron një punë me shumë stres, të përditshme dhe që nuk mer dot leje:

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi me Xhavitin. Nuk dua të përsëris ata që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë e plotësojmë njëri-tjetrin.

Kombinojmë oraret. Nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse, ndërsa unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë kujdesem unë për vajzën, herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi bashkë. Nuk jam njeri i jetës së natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj, sepse dua të jem pranë familjes.

Prej shumë vitesh pjesë e televizionit? Kam një suport të jashtëzakonshëm nga im shoq, ai e kupton ngarkesën time, kështu që e kam ndihmë shumë të madhe. Edhe unë e kuptoj atë, por është ai që më toleron pak më shumë, sepse puna ime është e tillë që nuk marr do leje.

A ka pasur momente që kam menduar të heqë dorë nga kjo punë? Patjetër që ka! Do të ishte gënjeshtër nëse do të thoja jo. Ka lodhje, ka stres. Lloji i programit që bëj unë është i përditshëm dhe me shumë të ftuar. Kohë pas kohe të bëhet stil jetese, të bëhet rutinë e përditshme”.