Rritet serisht cmimi i qumeshtit ne vendin tone nga data kjo date

Sipas një denoncimi të një qytetari pjesë e industrisë së bulmetit, që preferon të mbetet anonim, mësohet se çmimet e bulmetit do të pësojnë përsëri rritje në vendin tonë duke filluar nga data 1 gusht 2022. Qytetari që ka dërguar informacionin preferon të mbetet anonim. Ai ka dërguar një listë çmimesh ku është njoftuar se këto janë çmimet e reja të rritura të qumështit, kosit, djathit etj duke filluar nga data 01 gusht. Denoncuesi shprehet se rritja e çmimeve të bulmetit është pasojë e rritjes së çmimit të qumështit pluhur në vendet e rajonit.

Siç kemi denoncuar shpesh herë, produktet e bulmetit në Shqipëri nuk prodhohen me qumësht të freskët por me qumësht pluhur të importuar nga rajoni, kryesisht nga Serbia. Është pikërisht rritja e çmimit të importit të qumështit pluhur e cila ka sjellë automatikisht rritjen e çmimit të bulmetit edhe në vendin tonë. Ndryshe do të ishte situata nëse bulmeti që shitet tek ne do të ishte i freskët dhe i prodhuar nga kafshët tona.