Rrebeshe shiu dhe erë e fortë, moti mer kthesen e papritur. Sinoptikania paralajmeron: nga e shtuna pritet edhe..

Dita e sotme do të jetë e fundit me temperaturë të larta mbi 37 gradë Celsius. Meteorologia Lajda Porja sqaron se edhe pse duket se dita ka nisur me vranësira ajo nuk është e tillë.

Ndryshimet termike do të bëhen të ndjeshme duke nisur nga dita e shtunë dhe do të vijojnë përgjatë gjithë fundjavës. Ndërkohë që do të ketë edhe rrebeshe shiu por ekspertja e motit thotë se nuk do të ketë rrezik për katastrofa apo përmbytje në vendin tonë.

Në zonat jugore duke nisur nga mbrëmja e të shtunës, parametri i erës do të forcohet ndjeshëm.

Java e ardhshme do të jetë me reshje dhe temperatura deri në 33 gradë Celsius.