Rrahu bashkëshortin me bisht fshese, arrestohet gruaja në Greqi

0
572

Një grua u arrestua në ishullin grek Naksos pasi rrahu të shoqin me shkop fshese dhe me kabllo gome. Sipas informacioneve të medias cyclades24, konfliktet e ashpra në çift mëngjesin e të shtunës në një fshat malor të Naksosit përfunduan në dhunimin fizik të bashkëshortit.

Burri shkoi menjëherë në komisariat për të denoncuar të shoqen, ku tha se kjo e fundit e ka rrahur me bisht fshese dhe me kabllo gome.

Kjo çoi në arrestimin e gruas mëngjesin e të shtunës. Më pas, pas plotësimit të shkresave përkatëse, ajo u lirua me urdhër të prokurorit.D.GJ/Shqiptarja