Ronaldo dhe Georgina zbulojnë emrin e vajzës së tyre

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo, kanë bërë publik emrin e vajzës së tyre e cila lindi disa javë më parë.

Çifti e ka pagëzuar vogëlushen me emrin Bella Esmeralda. Georgina postoi disa foto të vogëlushes duke zbuluar emrin dhe datën e lindjes 18 prill.

Ronaldo dhe Georgina po prisnin binjakë, por fatkeqësisht e humbën djalin e tyre.

Ronaldo gjithashtu postoi së fundmi një foto duke mbajtur vogëlushen në duar dhe shkroi: “Përgjithmonë Dashuri…”.