Ritkthehen reshjet e shiut. Metereologia parashikon ndryshimin drastik te motit. Por nga e hena…

Vendi ynë është nën ndikimin e një moti me temperatura të larta, por fundjava parashikohet me surpriza.

Pas një të shtune të nxehtë dhe ideale për plazh, e diela do sjellë reshje shiu dhe një ulje të lehtë të parametrave termale.

Në brigjet e Jonit, nuk do ketë reshje shiu, por era do shkaktojë një dallgëzim të ndjeshëm.

Në nisje të javës tjetër do ketë kthim të të nxehtit, ku edhe gjatë natës temperatura mund të arrijë më shumë se 20 gradë C.

Në një lidhje direkte me “Vila24”, sinoptikania Lajda Porja tha se mund të themi që kemi hyrë zyrtarisht në stinën e verës.