Rekordi i ri.Shiko sa cmim te lart ka nje hamburger ne Palas

0
727

Duket se abuzimet e restoranteve të jugut me klientët që zgjedhin të pushojnë në bredgetin shqiptar s’kanë të sosur… Çdo ditë qindra denoncime mbushin redaksinë e JOQ Albania për çmimet e shtrenjtuara dhe shërbimin që lë për të dëshiruar në jug.

Këtë radhë bëhet fjalë për një lokal me emër në Palasë, ku ka disa disa pika edhe në kryeqytet fare pranë shtëpisë së mavive dhe thuhet se i përket një deputeti të PS.

I riu i cili ka zgjedhur këtë restorant denoncon se përpos faktit se një burger i kushtoi 15 mijë lekë, kamarierët u tallën duke ia përgatitur me mish pule ndërkohë që i kishte porositur me mish viçi siç ishte në menu.

I indinjuar djali shkruan se pasi ia ktheu, i sollën të njëjtin burger të ftohtë.

Qytetari denoncon:

“Joq pershendetje, shikojeni se c’behet ne Palase….restoranti filloi duke na bo naze, mir qe marim hamburger me shtrenjt dhe se ne new york e miami beach, po sta bie as me qofte vici por pule, dhe ta jep per te njejtin cmim, qe s’ka bere vaki ne cdo vend te botes pula = vic per cilesi….

mir ajo, por dhe kur ja kthyem na vonoi gjysem ore me mendje se do bente te re me qofte vici, po zotria mbaroi porosit e tjera dhe vjen na jep te njejten edhe te ftohte mbrapa, ju lutem publikojeni qe ta shikojne shqiptaret se ca skandalesh dhe masakaradash u behen ne mes te dites pa qen as fundjave 😡“