Refugjatja nga Ukraina tregon te verteten pse dashurua me burrin e martuar

0
42

Sofiia Karkadym, 22 vjeçe, u mirëprit në një shtëpi në Bradford, nga Tony Garnett, i cili jetonte me Lorna-n dhe fëmijët e tyre.

Toni, u prezantua me Sofijen në Facebook dhe iu ofrua të bëhej sponsori i saj në Mbretërinë e Bashkuar. Por vetëm 10 ditë më vonë pasi u takuan, Toni njoftoi se ai dhe Sofia ishin të dashuruar – dhe ata u transferuan menjëherë në shtëpinë e mamasë dhe babait të tij së bashku.

Miqtë e tyre thonë se Lorna, 29 vjeç, është “absolutisht e shkatërruar” nga ky vendim i Sofias, e cila u largua nga qyteti i Lviv në fillim të luftës, thotë se tani ndihet “e sigurt” me Tonin në UK. “Sapo e pashë, e magjepsa”, tha Sofia.

“Ka ndodhur shpejtë, por kjo është historia jonë e dashurisë. E di që njerëzit do të mendojnë keq për mua, por kjo ndodhi. Toni tha se dyshja tani po ëndërrojnë për të ardhmen e tyre së bashku.
“Ne po planifikojmë pjesën tjetër të jetës sonë së bashku”, tha ai për The Sun.