Reagon per here te pare nena e Luizit pasi Efi i tha:“Ik p*rdhu ti dhe kush…”

Luiz Ejlli ka marrë mbrëmë gjatë spektaklit të BB VIP surprizën më të bukur. Nëna e tij, Angjelina ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të takuar të birin, i cili që më 24 dhjetor të vitit 2022 është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Takimi i tyre ishte shumë emocionues ku të gjithë u përlotën. Por në këtë takim nuk pati vetëm lot, por edhe shumë të qeshura dhe mesazhe të bukura.

Zonja Angjelina i tha të birit që deri të shtunën të kishte vetëm batuta, humor dhe të bënte qejf. Ajo shtoi se nëse nuk do bënte kështu, atëherë do hynte ajo në BB VIP dhe ta fitonte.

E teksa i tha se deri të shtunën vetëm humor e batuta, Luizi ndërhyri dhe e pyeti “edhe me Efin?”.

Nëna e këngëtarit ia ktheu menjëherë: “E kam zemër” dhe Luizi i kthehet: “Ja kam thënë”.

Kujtojmë se Efi Dhedhes teksa po fliste për Luizin në dhomën e rrëfimit në një moment është shprehur ‘ik p*rdhu ti dhe kush të ka bërë’.

Ejlli i tha se nga tani e tutje nuk ke punë me mua, por me nënën time. Edhe pse këngëtari ishte i bindur se e ëma e tij e ka për zemër Efin.

Por jo vetëm kaq, pasi Ejlli e pyeti të ëmën nëse e kishte takuar partneren e tij, Kiara Titon. Teksa ajo nisi të fliste, ai e ndaloi dhe i tha “mos fol se është informacion nga jashtë”.

Por mënyra se si reagoi ndaj kësaj pyetje, u duk sikur Angjelina ishte takuar me të dashurën e djalit të saj.