Rama jep lajmin e mire per pensionistet:Ja sa para do te marrin ne muajin Janar

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 695 mijë pensionistë do të marrin 8000 Lekë nga Pakoja e Madhe e ndihmës që ka parashikuar qeveria. Kreu i qeverisë bën me dije se nga kjo pako do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20 mijë Lekë 1 milion shqiptarë. Gjithçka, sipas kreut të qeverisë, bëhet për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës.

“Dhe me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.

Kryeministri bëri me dije një ditë më parë se ndihma do të shpërndahet në muajin Janar.