“Pse laheni? Rrini pa u larë!”, Rama nga Berati: Rrini siç ju ka bërë nëna!

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor eshte hapur në Berat dhe Edi Rama bashke me ministren Belinda Balluku ka bere nje vizite per ta inaguruar godienen e re.

Berati tashme ka nje mundesi te re u shpreh Balluku ajo tha se:“Atyre që akuzojnë për ndërtimet e reja dhe fasadat, u duhet thënë: Pse laheni? Pse kriheni? Rrini pa larë! Pse qepeni? Pse kriheni? Rrini siç ju ka bërë nëna edhe s’ka problem”, u shpreh Rama duke ironizuar kritikat që i adresohen qeverisë.

Kreu i qeverisë nuk i kurseu “thumbimet” kur tha se nëse pyesin se ku është rritja ekonomike e vendit, këto janë faktet që e dëshmojnë.

“Mjete me standarde të reja duke nxjerrë jashtë shumë nga mjetet e vjetra, dyfishimi flet vetë, thonë ku është rritja ekonomikë, faktet e tregojnë se ku është”, tha kryeministri.