Qytetari iu derdh dhalla industriale në tokë, ngjit si gëlqere në asfalt. Nuk shqitet as me sende të forta

Raste nga më shqetësueset kemi dëgjuar kohët e fundit me produktet ushqimore që konsumojmë e kryesisht ato bulmetore të kompanive më me emër në vend.

Abuzimi që po bëhet me produktet që konsumojmë në përditshmërinë tonë është denoncuar fort nga mediat, megjithëse çdo ditë që kalon pasiguria për ato çfarë konsumojmë, vazhdon e rritet.

Pak kohë më parë u zbulua se pluhuri i tullave shërben si ngjyrues dhe pluhuri i allçisë mund të përdoret për të forcuar produkte të tilla bulmetore si djathi.

Pa frikë mund të themi se shqiptarët ditët e sotme ushqehen edhe me materiale ndërtimi.

Si rrjedhojë, asnjë masë sigurie për të ulur shqetësimin e popullit nuk është marrë nga organet kompetente.

Gjithsesi, në videon e mëposhtme do te shikoni një rast të trajtuar nga një qytetar. I skandalizuar nga eksperimenti me dhallën industriale, e cila e derdhur disa ditë më parë në trotuar ka ngjitur si gëlqere dhe nuk hiqet nga asfalti as me mjete të forta.

“ÇFARË PO HAMË/PIMË? GËLQERE, ALLÇI, ME ÇFARË BËHET DHALLA?!”

“Eksperimenti” me dhallën ka shokuar një qytetar nga Tirana, i cili rastësisht ka hasur para punës së tij në një shenjë të çuditshme në asfalt, por që kurrë nuk i shkonte ndërmend se mund të ishte ‘gjurmë’ dhalle.

Ai ka hapur kamerat e sigurisë dhe ka parë që aty ishte hedhur dhallë nga një vajzë e vogël, por shenjat e saj janë si gëlqere apo allçi siç shpjegon qytetari. Ai ka parë kamerat e sigurisë për 6 ditë rresht dhe shenja e dhallës së ambalazhuar nuk ikën, ndonëse mbrëmë ra shi.

Pas kësaj qytetari hedh po aty dhallë nga kosi i fshatarëve dhe diferenca është e dukshme. Dhalla nga kosi i fshatarëve e hedhur në asfalt “zhduket” brenda paradites duke mos lënë shenja ashtu sikurse lë ambalazhi.

Nëse kjo vajzë e vogël nuk do ta derdhte dhallën në asfalt, mbase nuk do të shokoheshit kurrë nga ajo që konsumoni!

Video të tilla duhet të rrisin ndërgjegjësimin e qytetarëve për produktet që blenë dhe marketohen si të sigurta nga kompanitë me emër që mbahen si prestigjioze në vend.