Qytetari ble veshjen me skonto ne Tirane. Nuk u beson syve kur shikon etiketën dhe faturën

Një nënë e re mbeti pa fjalë mëngjesin e sotëm kur bëri Pazar në dyqanin Zara pranë qendrës tregtare TEG. Ajo bleu disa rroba për fëmijë, ku mes tyre edhe një palë pizhama për bebe. Mirëpo ajo vuri re se ndonëse produkti ishte reklamuar si me skponto, në fakt skonto nuk kishte patur fare por produkti ishte shitur me çmimin e tij të zakonshëm.

Më konkretisht sipas etiketës së kuqe të skontos produkti duhet të kushtonte 1590 lekë të reja, por pasi zonja i hoqi etiketën e kuqi vuri re se edhe çmimi i mëparshëm para skontos ishte i njëjtë, pra 1590 lekë. Për këtë ajo dërgoi disa foto nga etiketa si edhe faturën e blerjes ku dallohet edhe çmimi i paguar.