Që do më bëje krushk me Sali Berishën…? Arben Mevlani rikujton në dasmën e së bijës batutën e famshme

Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dy ditët e fundit. Eventi u mbajt mbrëmjen e djeshme në Shijak ku morën pjesë shumë personazhe publikë krahas familjarëve të afërmve të tyre. Armina tërhoqi vëmendjen jo vetëm me fustanet që kishte zgjedhur por dhe me atmosferën që krijoi.

Në një moment, ajo u shfaq me veshje popullore duke kërcyer dhe vallen e Tropojës.

Gjithashtu edhe mamaja e saj, Mimoza Mevlani, dhuroi një spektakël të vërtetë.

Ajo mori mikrofonin dhe dhuroi një performancë mjaft të bukur për të bijën teksa po këndonte në mes të skenë.

Të qeshura shkaktoi edhe gazetari Arben Mevlani në fjalimin që mbajti përpara të ftuarve.

Teksa i uroi çiftit shumë urime dhe jetë të lumtur, ai ka thënë: Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija. Duke risjellë kështu batutën e famshme të pallatit 176.