Pushuesi poston faturen.Shiko sa kushkotojn nje pjate makarona ne Drimadhes

0
6525

Nëse vendos të pushosh në jug të vendit duhet t’i kesh xhepat të mbushur mirë. Sidomos në Drymades, një prej vendeve më të kripura të jugut si përsa i përket restoranteve ashtu edhe shtëpive të pushimit.

Një pushues i cili vendosi të konsumojë drekën tek Drymades Bungalows e Gjikurive ka mbetur i habitur kur në një copë letër i kanë faturuar edhe mbulesën e tavolinës.

Fatura nuk duket as e rregullt pasi është cilësuar si “përmbledhëse tavoline”. I habitur pushuesi ka shkruar se veçse ia futën mbulesën në çmim, cilësia e tij ishte shumë e dobët.

Pushuesi shkruan:

Pershendetje Joq! Shikoni cfare behet ne drimadhe te marrin lek dhe per shtrim tavoline dhe cilesia e ushqimit shume e ulet.