Pushimet po afrojne. Ekspertet ju tregoj cilat janë ato dhoma hoteli që nuk duhet t`i rezervoni kurrë

0
184

Një ekspert ka zbuluar dy llojet e dhomave të hotelit që nuk duhet të rezervoni kurrë ku shkoni me pushime.

Këshillat janë që ju të bëni një gjumë shumë më të mirë natën dhe të mos shqetësoheni nga njerëzit e zhurmshëm.

“Kur rezervoni dhomën tuaj, merrni parasysh të kërkoni një dhomë që është në një kat të lartë, pasi në këtë mënyrë keni më pak gjasa të shqetësoheni nga zhurmat e rrugës ose zhurmat që vijnë nga hoteli, psh të kërkoni një dhomë që është larg ashensorit, pasi kjo është gjithashtu zhurmë që mund t’ju mbajë zgjuar.”

Megjithatë, kujdes mos shkoni shumë lart – një ekspert i sigurisë ka thënë se nuk duhet të shkoni kurrë mbi katin e katërt. “Sigurohuni që të qëndroni midis katit të dytë dhe të katërt të hotelit sepse shkallët e zjarrfikësve rrallë arrijnë mbi katin e katërt.

Martin, eksperti i gjumit thotë: “Të qenit shumë nxehtë ose shumë ftohtë mund të prishë gjumin tuaj, kështu që përpiquni të zgjidhni një dhomë që ka një sistem kondicionimi të mirë, në mënyrë që të kontrolloni temperaturën, vendoseni nga 15,6 deri në 19,4 gradë Celsius, pasi kjo krijon mjedisin e përsosur të gjumit”.